Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, por me rritje të temperaturave.

Moti në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

“Java fillon me vranësira dhe diell. Në pjesën e dytë të javës temperaturat në rritje”, bën të ditur PW, shkruan lajmi.net.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 16C, e nga dita e mërkurë do të rriten në 21C deri 22C.

Në fillim të javës do të fryjë erë verilindore 3-9m/s, e nga e mërkura nga krahu jugor 2-7m/s.

Të hënën një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, ku mbi vendin ynë pritet të sjellë vranësira, ndërsa nga veriu i kontinentit do të depërtojnë rryma të ftohta ajrore, që do të mbajnë temperaturat afër vlerave normale.

Nga dita e martë fusha të presionit të lartë nga Evropa qendrore do të zhvendosen mbi rajon, që do të favorizojnë përmirësim të motit me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

7.10 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes më ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull.

8.10 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me diell.

9.10-10.10 – Më ngrohtë, ditën e mërkurë kryesisht me diell. Ditën e enjte, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu.

11.10 – Në mëngjes kryesisht me vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Ditën priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 16C, e nga dita e mërkurë do të rriten në 21C deri 22C.

Në fillim të javës do të fryjë erë verilindore 3-9m/s, e nga e mërkura nga krahu jugor 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.