Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Që nga dita e sotme, në vendin tonë do të mbajë moti i nxehtë dhe me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), k abërë të ditur se që nga dita e sotme do të ndryshojnë temperaturat në vendin tonë.

Sipas IHMK-së, vendi ynë do të vijoj të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike të cilat do të mbesin të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit për gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit, shkruan lajmi.net.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

IHMK ka bërë apel që të evitohet kontakti me diell që nga ora 09:00 deri në ora 17:00.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9:00 deri në ora 17:00 mundësisht të jetë sa më i kufizuar”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.