Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometerologjik njofton se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese në vend.

Vranësirat do të vazhdojnë të mbesin kështu të dendura, duke mundësuar të kemi reshje shiu edhe për ditët vijuese.

Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore.

Nesër minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsiu.