Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdushëm të parametrit të erës.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së