Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë

Mot më stabil ditëve të ardhshme, me më shumë diell, e më butë nga e mërkura. Orëve të mëngjesit ftohtë, e nëpër vise të ulëta kushte për mjegull apo mjegullinë, parashikon Prishtina Weather.

Datat:

17.10.2021 – Pas motit të vranët dhe me shi që mbretëroj këto dhjetë ditët e fundit, java e ardhshme pritet të sjell mot më stabil, me më shumë diell, e nga dita e mërkurë me mot më të butë me rritje të temperaturës gjatë ditës.  Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta paraqiten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës, por që deri në mesditë shpërndahet.

Sipas parashikimeve të fundit, ditën e shtunë shfaqen sërish kushte për të reshura shiu dhe një rënie e temperaturave.

Me motin stabil dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kryesisht në vlera mesatare dhe të pranueshme, e kohëpaskohe do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

18.10 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

19.10 – Vransira dhe intervale me diell.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

20.10 – Më butë, kryesisht me diell.  Në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë në vise të ulëta.

21.10 – Butë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vransira kalimtare.

22.10 – Vransira dhe intervale me diell.  Në mbrëmje vransirat shtohen.

Temperaturat minimale luhaten nga 3C-5C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 1C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 17 e 18C ditën e enjte dhe të premte.

Në ditët e para të javës do të dominojnë më shumë qetësitë dhe erërat e lehta nga krahu verior 2-6m/s.  Në pjesën e dytë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale, e nga dita e enjte me tendencë të rënies.