Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për sot dhe nesër, në këtë qytet do të jetë më nxehtë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër, në këtë qytet do të jetë më nxehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës, shkruan Gazeta Alo.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i  veriperëndimit./Gazeta Alo/