Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për sot, në këtë qytet do të jetë më ftohtë

Parashikimi i motit për sot, në këtë qytet do të jetë më ftohtë

Instituti  Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Ndërsa, Podujeva me rrethinë paraqitet ndër vendet më të ftohta gjatë  ditës së premte, ku minimalet do të regjistrohen -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të  arrijnë deri në 2 gradë Celsius, kurse qyteti i Gjilanit dhe i Prizrenit parashihet ti regjistrojnë  temperaturat më të larta deri në 6 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, vendet tjera do ti regjistrojnë temperaturat nga  3-5 gradë Celsius maksimalet, ndërsa minimalet në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet  -2 deri 0 gradë Celsius, shkruan Gazeta Alo.

Reshje shiu nuk parashikohen, megjithatë gjatë natës priten riga të dobëta  në Pejë dhe në pjesën e dytë të ditës, riga të dobëta shiu pritet të ketë në Mitrovicë. Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike vie si pasojë e shtrirjes së vranësirave të ulëta në gjithë territorin tonë, por që aktiviteti i tyre mbetet labil si pasojë e masave të ajrit nga pjesa verilindore dhe veriperëndimore e kontinentit. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4  m/s./Gazeta Alo/