Fjalë Kyçe

Rikthehen reshjet e shiut dhe borës, ja parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Rikthehen reshjet e shiut dhe borës, ja parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit.

Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu.

Sipas Institutit Hideromteerologjik të Kosovës, nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë.” thuhet në njoftim.

Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave.

“Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.”,njofton IHMK-së.