Fjalë Kyçe

Rikthehet bora dhe i ftohti në Kosovë

Rikthehet bora dhe i ftohti në Kosovë

Shpejt pritet të rikthehen temperaturat e ulëta. Nga e hëna do të rikthehet i ftohti, ndërsa priten edhe reshje të borës.Fillimisht do të ketë reshje të dendura shiu, kurse gjatë mbrëmjes dhe natën mes së hënës dhe së martës priten edhe reshje të dendura bore në shumë qytete të Kosovës.

Reshjet e borës mund të paraqiten edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në shumë pjesë të Maqedonisë, njofton Meteo Ballkan.

Mali i Zi dhe Bosnja do të zbardhen të tërat, normalisht pjesët kontinentale ku tradicionalisht bije borë.
Pra, pas një periudhe të nxehtë dhe me diell do të kemi rikthimin e dimrit dhe vegjetacioni i natyrës nuk do të ngutet të gjallërojë para kohe.

Se sa do të zgjasë dhe cila do të jetë fuqia e mases ajrore polare nga sot nuk mund të përcaktohet saktë.