Fjalë Kyçe

Si do të jetë moti gjatë këtij muaji? Flet Tahirsylaj

Si do të jetë moti gjatë këtij muaji? Flet Tahirsylaj

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se çfarë moti do të ketë këto ditë në Kosovë.

Sipas Tahirsylajt, sezoni  i vjeshtës do të jetë kombinim i ditëve me diell dhe atyre me shi.

Profesori i Meteorologjisë ka bërë me dije se dita e hënë dhe e martë do të jenë me reshje shiu, ndërsa ditët e tjera do të jenë me diell.

“Ditë e hënë dhe dita e martë do të ketë riga me reshje shiu ndërsa ditët e tjera do të jenë me diell. Do të ketë erë në jug dhe jugperëndim  me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë”, ka thënë Tahirsylaj.

Tahirsylaj ka fund ka treguar se rajoni gjatë këtij muaji do të jetë relativisht me ditë të nxehta

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin  e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa jugore.  Rajoni gjatë këtij muaji do të jetë relativisht me ditë të nxehta për sezonin e vjeshtës”, ka treguar ai për fakteplus.

Sipas tij, do të jetë  një mot i mirë për kryerjen e punëve dhe veprimtarisë me theks të veçantë në bujqësi.