Fjalë Kyçe

Sot është dita më e ftohtë e javës, këto janë temperaturat

Sot është dita më e ftohtë e javës, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot temperaturat mund të arrijnë deri në -14 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik  të Kosovës (IHMK), sot në vendin tonë të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit.