Fjalë Kyçe

Sot mot me diell në Kosovë, temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë

Sot mot me diell në Kosovë, temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.