Fjalë Kyçe

Të enjten priten reshje të borës në Kosovë

Të enjten priten reshje të borës në Kosovë

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës (IHMK) ka treguar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se të enjten në viset e larta pritet të ketë reshje të borës, pasi që temperaturat e atje do të jenë rreth zeros.

“Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Në njoftim më tej thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.