Nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë rrezet e diellit në intervale të shkurta.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hiderometerologjik i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtës 1-5m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.