Një aksident i rëndë ka ndodhur në Duhël të Suharekës.
Dyshohet se nga ky aksident ka edhe persona të vdekur.
Vesel Gashi, nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit, ka thënë se mund të konfirmoj aksidentin e ndodhur, mirëpo nuk mund të shpalosë më shumë detaje.
Sipas Veselit, pas marrjes së informatave nga ekipet që janë në teren do të njoftojë lidhur me aksidentin.