Një zjarr ka shpërthyer sot në një ndërtesë në një lagje të Prishtinës, fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Policia tha se nga ky zjarr nuk është lënduar askush ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndrojnë policia dhe zjarrfikësit.
“Është pranuar informacioni për një zjarr të ndodhur në kuzhinën e një lokali. Zjarri është lokalizuar, ka pasur vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për të lënduar. Polica dhe zjarrfikësit kane dalë në vendin e ngjarjes”, tha Flora Ahmeri nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës./Gazeta Alo/