Ky është guri me të cilin Lorent Llapashtica goditi Edonis Selimin, të dy nxënës të shkollës “Iliria” në Prishtinë.
Nga goditja prej tij, i riu nga Prishtina humbi disa dhëmbë dhe mori lëndime në buzë.
Nëna e Edonisit e mori gurin nga vendi i ngjarjes me shpresën se do t`i duhej si dëshmi për goditjen ndaj të birit.
Por aq të kujdesshëm sipas familjes nuk u treguan edhe organet e rendit.
Ata mbyllen rastin e djalit të tyre pa i informuar fare familjen, gjë që ka bërë që te kenë dyshime se dikush mund të ketë ndikuar tek ky rast.
E kjo sipas nënës së Edonisit nuk do duhej të ndodhte pasi shqetësimi i familjes ishte i madh, duke parë lëndimet që mori djali i tyre.
Sipas nënës së të miturit, Shpresës, fati e shpëtoi nga më e keqja djalin e saj.