Pas, Dardan molliqajt, edhe Frashër Krasniqi ka reaguar në lidhje me publikimin e bisedave ndërmjet Pal Lekajt të AAK, Bilall Sherifit nga NISMA dhe Dardan Molliqajt të PSD për buxhetin.
Përmes një postimit në facebook, Krasniqi ka treguar se ai vetëm i ka përcjellë fjaltët nga një person tek Dardan Molliqaj.
‘Biseda ime me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë. Pra unë vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush. Jam shumë i lumtur që jam në PSD e edhe më i lumtur që PSD po forcohet përditë, me qëndrimet e saj alternative dhe me punën e palodhshme në teren’, ka shruar Krasniqi në postimin e tij në facebook.
Për të njejtën çështje ka reaguar sot edhe Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Duke iu atribuuar deputetëve të PSD, Haxhiu e ka quajtur fat të madh largimin e tyre nga Vetëvendosje.
“Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje! Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre. Thonë që fundi e rikuptimëson fillimin,”, ka shkruar Haxhiu.
Zhvillimin e këtyre bisedave e ka pranuar edhe vet Dardan Molliqaj.
Ai ka deklaruar se negocimi i tij me pozitën për buxhetin nuk është sekret edhe është i gatshëm që t’i tregojë haptas ato biseda.
Dje gjatë gjatë seancës para se të votohej projekt buxheti, janë zhvilluar biseda në mes Pal Lekajt, Bilal Sherifit dhe Dardan Molliqajt. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin.