Një grua është gjetur sot pa shenja jete në një arë në Lundër të Tiranës.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur orës 09:50. Gruaja rreth moshës 75 vjeçe dhe ende e paidentifikuar.
Nga kontrolli në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera, raporton Lapsi.al.
Policia dyshon se ajo mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.