Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III.
Temë e takimit ka qenë vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga ShBA, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë.
Postimi i tij i plotë:
Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga ShBA, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë. FSK-ja ka hyrë në proces të arritjes së kapaciteteve të plota të një ushtrie të modelit të Paktit Veriatlantik dhe është e gatshme t’i bashkohet NATO-s në misionet paqeruajtëse. Me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it, për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë në vend./Gazeta Alo/