Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s, në Kosovë.
Haradinaj, ka thënë se në këtë ditë i ka dërguar letër sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg, shkruan Gazeta Alo.
I pari i ekzekutivit këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se veprimi i vendosur i NATO-s, para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s./Gazeta Alo/