Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, thotë se çështja e marrëveshjes me Serbinë është e hapur dhe se ajo duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues që ka Kosova.
“Proceset e shtetndërtimit nuk janë të lehta, nëse kthehemi në 1912 e kuptojmë që nuk është i lehtë themelimi dhe te Amerika e shohim që nuk e kanë pasur të lehtë themelimin e shtetit”.
“Ajo që ka mbetur e hapur është marrëveshja me Serbinë por që duhet të ndodh në kufijtë ekzistues të Kosovës. Ne nuk hapim kufij, ne qëndrojmë në hapat e Kosovës së 17 shkurtit”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Haradinaj këto deklarata i bëri në homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.
“Le të harron gjithkush që kemi me dhanë troje e kufij, ne nuk e kemi harru marrëveshjen e Demarkacionit, por e kemi ra dakord me me korrigju atë marrëveshje. Kufiri është në Çakorr dhe kullë, ne me Serbinë duhet me u njoft me kufijt ekzistues”, tha Haradinaj.
“Ne i njohim ata kufij, NATO na njeh me ta dhe i mbron këta kufij. Ne modelin e Bosnjës nuk do ja preferojmë askujt të jetojë në një Republikë brenda një shteti. Njohja reciproke, me kufijt ekzistues, por jo me çmimin e Republikës Srpska”, tha Haradinaj.