Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe ekonomik në Kosovë dhe rajon.
Në këtë takim, kryeministri Haradinaj informoi ambasadorët për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në forcimin e rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane.
Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar qeveritë e vendeve përkatëse për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas në rrugën e integrimit evropian.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik./Gazeta Alo/