Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot është mbledhur Ekipi Dialogues ku ka pasur një dakrodim për rregulloren e punës, mënyrën e funksionimit të këtij delegacioni dhe temat që duhet të ngriten.
Hoxhaj ka thënë se brenda 30 ditësh duhet të nxirret edhe platforma për bisedimet me Serbinë.
“Deri tash nuk kemi ndonjë tekst të shkruar. Nga përvoja që kam pasur në negociata 2006-2007 dhe në vitet tjera pas është krijuar një dokument që ka qenë konfidencal. Përveç këtij dokumenti mund të ketë ankese shtesë për tema të ndryshme që neve mund të na shërbejnë. Dokumenti duhet të hartohet nga komisioni dhe që do të duhet të përfshijë të gjitha idetë”, ka thënë Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Kurse për të letra e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump drejtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi paraqet një situatë tjetër.
“Pas letrës ka situatë të re, shpejtësi të re dhe dinamikë të re. Më ngjan me atë qëndrimin e Presidenti Goeroge W. Bush në Tiranë kur pati thënë “enoguh is enough” apo qëndrimet e 99-ës të Bill Clinton kur vendosi ta bombardojë Serbinë, si dhe të George H. W. Bush më 1992. Letra e Trump është afat i ri kohor dhe kornizë kohore”.
Sa i përket arritjes përfundimtare me Serbinë, Hoxhaj ka deklaruar në Info Magazine se ajo mund të arrihet deri në fund të pranverës së vonë të vitit 2019.
“Ka 10-15 tema që mund t’i bisedojmë me Serbinë, por koha është e shkurtër, pasi që bëhet fjalë për pranverën e vonë. Nuk ka afate. Nuk mund të pretendojmë që mund të jetë marsi, prilli apo maji. Platformë për normalizim është BE. Kur ka filluar dialogu në 2011 është kërkuar që procesi të ndërmjetësohet. Shpresoj që në pranverë e vonë mund të përmbyllet ky proces”.