Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka rekomanduar mbylljen e seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për shpenzimet për manifestimin e 11 vjetorit të pavarësisë.
Sipas Isufit, LDK po merr autogol dhe po rrezikon që kjo t’i kthehet bumerang.
“Nuk e di pse LDK disa herë thërret seanca të jashtëzakonshme dhe kush po e nxitë në këtë drejtim me marrë autogol ose me iu kthy bumerang pa nevojë kur ka nevojë të mbahen seanca serioze me tema të caktuara, me dokumente me të dhëna konkrete dhe jo të flitet paushall siç po flitet”, ka thënë Isufi.
Ai ka rekomanduar të ndërpritet kjo seancë, të cilën e ka quajtur “palidhje”.
“Prandaj mbylleni këtë seancë palidhje krejt dhe të shkojmë në seanca të mira dhe të domosdoshme për qytetaret e vendit sepse veç po i maltretojmë qytetarët”, rekomandoi Isufi.