Komuna e Rahovecit ka arritur që të dekoroj qytetin me një buxhet prej vetëm 2 mijë eurove.
Komuna e Rahovecit është njëra ndër komunat që ka shpenzuar më së paku buxhet për dekorimin e qytetit.
Rahoveci sivjet është dekoruar me vetëm 2 mijë euro.
Risi është sivjet edhe lokacioni i dekorimit, që është fokusuar në afërsi të Parkut të Qytetit.
Përveçse është hapësirë më e përshtatshme për qëllime të tilla, kjo hapësirë do të “shndërrohet” në shesh për 3 ditë, kur edhe do të mbahet panairi i produkteve vendore “100% Rahovec”.
“Qëllimi im për sivjet ka qenë që qyteti të duket më bukur se vitet e kaluara, me një investim më të vogël! Sivjet kemi investuar vetëm 2 mijë euro në dekorim si komunë dhe më vjen mirë se deri tash qytetarët e kanë pritur shumë mirë”, është shprehur ndër të tjera kryetari Smajl Latifi.