Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur këtë mbrëmje në fshatin Marmull të Gjakovës.
Personi që u qëllua me një plumb dhe humbi jetën ishte 40 vjeçari me inicialet T.B.
Ai ishte kumbarë i personit tjetër të plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve brenda policisë në Gjakovë deri te incidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të problemeve pronësore, express.
I dyshuari është i njohur për policinë.
Ai ndodhet në arrati derisa thuhet të ketë kontaktuar policinë të cilës i është thënë se do të vetëdorëzohet.