Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se të hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.