Vetëm një muaj pasi u pajis me internet dhe kabllovik, Hashim Thaçit i kanë dalë edhe probleme të tjera në zyrë. Zyrës së të parit të vendit tash po i mungojnë edhe karriget. Furnizimi i ZPRK’së me këto karrige pritet t’i kushtojë “kuletës” së shtetit rreth 800 euro.
Kushdo që merr rrugën për në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mund të mbetet në këmbë. Gjithë kjo për faktin se kjo zyrë po ka mungesë të karrigeve.
E furnizimi me to parashihet të përfundojë brenda tre muajsh.
Së paku kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar ZPRK’ja në faqen zyrtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, të interesuara për të furnizuar këtë zyrë më këto karrige kanë qenë tri kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania ‘Kater A” Sh.P.K.
Ndërkohë, që kontrata është nënshkruar më 23 mars të këtij viti.
Por, përveç me karrige Zyra e Presidentit Thaçi, së fundmi është pajisur me internet dhe kabllovik.
Në bazë të njoftimit të Presidencës, në garë për këtë tender kanë qenë tri kompani.
Sipas të dhënave të publikuara nga KRPP “Shërbimet të kabllovikut” zyrës së peridentit do t’i kushtojnë 549 euro.
Kontrata mes kompanisë fituese dhe zyrës së Presidentit është 25 shkurt 2019.