Lëvizja nëpër rrugën e Shalës së Bajgores është vështirësuar për shkak të borës. Sipas banorëve tash e dy ditë po është e vështirë për të kaluar.
Komuna e Mitrovicës ka kërkuar nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ta ketë në prioritet edhe rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, në mënyrë që të evitohen aksidentet dhe njëkohësisht bën apel tek të gjithë qytetarët për një kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Klan Kosova i ka dërguar pyetje kësaj ministrie për mungesën e mirëmbajtjes së kësaj rruge, por ata nuk kthyen përgjigje.