Deputeti i lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën e sotme ku po diskutohet lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Ai ka thënë se nuk e kupton arsyen se përse partitë në pushtet nuk janë prezentë në seancë, shkruan Gazeta Alo.
“Nuk po e kuptoj pse partitë në pushtet nuk janë këtu. Kur flasim për paranë publike kam përshtypjen se partitë në pushtet nuk kanë interes as të dëgjojnë. Nuk kemi arritur që për këto çështje të marrim përgjigjeje nga qeveria. Vetëm për dy muaj afër 50 për qind e fondeve që kanë qenë të alokuara kjo qeveri i ka shpenzuar”, tha ai në seancën e jashtëzakonshme.
Deputetit i LDK-së, ka thënë se në fund të kësaj seance do të propozohet një rezolutë me dy pika: njëra do të jetë që të ndaloj praktikën e ndarjes së mjeteve financiare pa kritere dhe e dyta, që Qeveria e Kosovës të i sjellë një raport Kuvendit për shpenzimet e bëra.
Kjo seancë ishte e paraparë që të mbahej javën e kaluar, mirëpo është shtyer për shkak të Epopesë së UÇK-së./Gazeta Alo/