Sot bëhen 12 vjet nga protesta e 10 shkurtit, ku humben jetën dy persona.
Lëvizja Vetëvendosje, në nderim dhe kujtim të protestës së 10 shkurtit 2007, organizon disa aktivitete.
12 vite më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të.
Aktivitet që zhvillohen sot:
10:00 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
12:00 – Homazhe tek varri i Mon Balaj në Besianë.
13:00 – Homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.