Bllokimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve po i vjen fundi.
Presidenca përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.
“Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këtë madje ishte mbajtur edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu për mosemërimin e anëtarëve të rinj, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së, në Kosovë./Gazeta Alo/