Tre të lënduar nga aksidenti në Gjilan janë sjellë në gjendje të rëndë në Prishtinë, raporton Gazeta Exress nga QKUK.
Të lënduarit janë dy gra dhe një burrë, ndërsa po mjekohen në repartin intensiv të QKUK’së.
Mjeku kujdestar, Naser Syla, i ka thënë Gazetës Express se tre të lënduarit i kanë pranuar në gjendje të rëndë.
“Gjendja shëndetësore e tre personave të lënduar që erdhën ne QKUK është e rëndë. Ata po trajtohen ne mjekimin intensiv ne QKUK. Pacientët janë dy femra dhe një mashkull”, ka thënë Syla.
Nga aksidenti në Gjilan ka vdekur një person, ndërsa kanë mbetur të lënduar rreth 20 persona.
Sipas të dhënave nga Policia dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë treguar se është ndaluar vozitësi i kamionit, që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik pas humbjes së kontrollit.