Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë rreth orës 15:15.
Si apsojë e këtij aksidenti në të cilin janë përfshirë dy vetura ka ndërruar jetë një person.
Vdekjen e vozitësit e ka konstatua mjeku kujdestar në qendrën e mjekësie familjare Podujevë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.
Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime./Gazeta Alo/