Almir Peci, 29 vjeçar nga Mitrovica, ka vdekur në Gjermani derisa ishte në gjumë, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes njoftimeve në Facebook.
“Miqë dhe dashamirë, ju njoftojmë se sot me datën 28.05.2019, pa pritur ndërroj jetë në Gjermani djali i vetëm i vëllaut Almir ( Milazim) PECI, në moshen 29 vjeqare! E lusim te madhin All-llah që ta pranoj ne Xhenet!
I perjetshem dhe i paharrushëm do të mbetet kujtimi per ALMIRIN, djalin ma të mirë që patem deri me sot. Me dhimbje të thellë do te kujtojmë pergjithmonë e gjithë familja Almirin tonë të dashur!”, ka shkruar në Facebook axhi i tij.
https://www.facebook.com/nehat.peci.7/posts/2568018549883270
Kujtojmë se ditë më parë në gjumë ndërroi jetë edhe Lindita Preteni, mësuese në shkollën “Fazli Greiçevci.