Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë të karburanteve në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar të maskuar kanë grabitur paratë në pikën e karburanteve dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Alo.
“Në fshatin Hajvali të rreth orës 00:15 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës-revole, ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e shqetësimit ankuesi ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Alo/