Në një deklarim për Koha.net, shkurt pasi e nënshkroi Ligjin për Gjuhët, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se ky moment është një fitore për të gjithë.
“Është një fitore për të gjithë – për popullin shqiptar, Maqedoninë euroatlantike, stabilitetin rajonal. Urime të gjithëve”, tha Xhaferi për Koha.net.