Fjalë Kyçe

Zyra e BE-së: Funksionimi i KQZ-së është esencial për demokracinë e Kosovës

Zyra e BE-së: Funksionimi i KQZ-së është esencial për demokracinë e Kosovës

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka mirëpritur vendimin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Ne e mirëpritëm vendimin e presidentit Hashim Thaçi për caktimin e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor. Funksionimi i KQZ-së është esencial për demokracinë e Kosovës”, ka shkruar Zyra e BE-së në një postim në Twitter.

Vendimi i Thaçit erdhi pas thirrjes së Ambasadës së SHBA-së për emërimin e tyre.

Presidenti i vendit dje ka emëruar tetë anëtarët e rinj të KQZ-së, por ai nuk i ka dekretuar anëtarët e koalicionit PAN dhe nuk dihet akoma se kur do të ndodhë një gjë e tillë.