Fjalë Kyçe

IKD: Policia të mos lëshojë vërtetim për të kaluarën kriminale

IKD: Policia të mos lëshojë vërtetim për të kaluarën kriminale

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Vërtetimi për të kaluarën kriminale”, i cili lëshohet nga Policia e Kosovës, duke e cilësuar si cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë juridike të qytetarëve dhe personave juridik në Kosovë.

IKD ka kërkuar nga institucionet publike gjithashtu duhet të ndalojnë obligim e qytetarëve për t’u pajisur me këto vërtetime sepse në të evidentohen edhe kallxime penale dhe procedura hetimore,  të cilat në njëfarë forme cenojnë parimin e Kushtetutës së Kosovës që çdokush është i pafajshëm deri të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë.

Gzim Shala nga ky institut në një konferencë për media, tha se është e kundërligjshme nga institucionet që kërkojnë këtë vërtetim nga qytetarët e Kosovës, pasi që kjo cenon sigurinë juridike.

Po ashtu, Shala tha se me këtë çështje është duke u marruar edhe Avokati i Popullit.

Yll Zekaj nga IKD tha se vërtetimi për të kaluar kriminale që lëshohet nga Policia e Kosovës është persekutim dhe cenon sigurinë juridike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, IKD ka  dalë me rekomandime për institucionet të cilat lëshojnë vërtetime të tilla.