Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi dhunë në familje

Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin F.A., për shkak të veprës penale dhuna në familje.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A. ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës K.D.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1., 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që të zhvillohet procedura penale pa pengesë në sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe nëse i pandehuri gjendet në liri mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën-dëshmitarët.
Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore thuhet se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.