Fjalë Kyçe

Pesë vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë për vjedhjen e armatosur në “MoneyGram” në Ferizaj

Pesë vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë për vjedhjen e armatosur në “MoneyGram” në Ferizaj

Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.Sh., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “grabitja”.

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin R.Sh e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro.

“I pandehuri akuzohet së më 17 prill 2019 në Ferizaj, në një prej pikave të ‘Money Gram’, pronar i të cilës është i dëmtuari H.H., i pandehuri R.Sh. së bashku me dy të pandehurit e tjerë C.G dhe G.G të cilët gjendën në arrati, me qëllim të përfitimit pasuror, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë kasën me para në vlerë prej tetëmijë (8.000) eurove”, ka thënë Gjykata.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.